Kapiteni rrëfen mbytjen e anijes

“Ngjarja ndodhi në orën 01:00 të mëngjesit”, shpjegon Bal. “Papritur po shihnim që trageti po afrohej drejt anijes sonë me një shpejtësi afro 16 miljesh në orë, ndërsa ne ishim me shpejtësi 8 milje në orë. Në momentin e aksidentit, në kabinë ishte kapiteni i tretë. Ky sinjalizoi tragetin, por nuk mori përgjigje. Pasi u dha alarmi, plasi paniku. Po mundohesha t’i qetësoja anëtarët e ekuipazhit, por gjithçka ndodhi në një çast. Nuk kisha kohë as për të rrotulluar timonin që të merrnim një drejtim tjetër. Ishte e pamundur”.
I pyetur nëse e njihte apo jo kapitenin e tragetit “Ankara”, ai tha se “kapiteni i tragetit që u përplas me ne ishte turk, me emrin Atila” dhe se “mbiemri nuk i kujtohej”. Me sa duket kapiteni i “Ankara”-së nuk kuptoi që po vinte drejt anijes sonë, e cila u fundos brenda dy-tre minutash pas përplasjes.
“Pasi anija filloi të fundosej - vijon rrëfimin Ahmet Bal -, personeli i tragetit nisi të jepte ndihmën e parë për të mbijetuarit dhe ata bënë të pamundurën për të na shpëtuar. Ishin momente shumë të vështira për mua dhe kapitenin e dytë. Na shpëtoi ekuipazhi i tragetit dhe më vonë mbërritën rojet bregdetare. Shpëtuam vetëm unë dhe kapiteni i dytë, kurse për shokët e tjerë nuk di asgjë dhe mezi pres të mësoj për ta”.
Sipas kapitenit, edhe pasi u dha alarmi ishte shumë e vështirë të shpëtohej i gjithë personeli prej 10 personash i anijes (3 kapitenë, 6 punonjës dhe 1 kuzhiniere).
Kapitenët e mbijetuar u dërguan menjëherë në spitalin e Durrësit, ku i janë nënshtruar të gjitha ekzaminimeve dhe do të dalin të premten. Ahmet Bal ka marrë ujë në masë, por ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjate qëndrimit të tyre në spital, kapitenët janë vizituar nga nënshtetas turq që jetojnë në Shqipëri (punonjës të ambasadës turke ne Tiranë dhe të institucioneve arsimore e kolegjeve turke në vendin tonë).
/Start/S. Gurra/
2011-10-20 18:29