E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet censusi

I njohur ndryshe si Census, për rreth 20 ditë punonjës të Institutit të Statistikave kanë shkuar derë më derë (por jo në të gjitha dyert), për të regjistruar qytetarët dhe banesat e tyre, ku përfshihet edhe pajisjet shtëpiake.

Censusi është një imazh statistikor që tregon, përmes të dhënave, kush jeton në Shqipëri, kushtet social- ekonomike dhe kushtet e jetesës. 

Censusi jep një përshkrim të detajuar të të gjitha aspekteve ekonomike, sociale dhe të jetës në Shqipëri, sa njerëz banojnë në Shqipëri sot dhe si jetojnë ata, për çfarë shërbimesh kanë nevojë ata dhe shumë aspekte të tjera të shoqërisë. Të dhënat e Censusit do të sigurojnë këtë informacion dhe do të ndihmojnë autoritetet përgjegjëse të planifikojnë mbi baza reale dhe të hartojnë politika për nevojat konkrete në fushat e shëndetësisë, edukimit, punësimit, infrastrukturës etj.

Për më tepër të dhënat e Censusit mundësojnë krahasimin midis qyteteve dhe zonave, kështu që institucionet ndërkombëtare dhe shqiptare mund të ndjekin me lehtësi zhvillimet dhe të planifikojnë aktivitetet e tyre më me saktësi.

Këto të dhëna do të përdoren nga qeveritë në nivel kombëtar dhe lokal, bizneset, institucionet kërkimore dhe akademike, agjencitë zyrtare statistikore, shoqëritë civile, individët, partnerët rajonalë, Bashkimi Evropian, organizatat ndërkombëtare si FMN, Banka Botërore, OSBE, organizata te Kombeve te Bashkuara si UNFPA, UNICEF, etj.

Censusi filloi në datën 1 tetor dhe mbyllet sot. Rreth 200 shtete në të gjithë botën realizojnë Censuse të rregullta.  Për këtë proces masiv në terren janë printuar 40 milion faqe materiale censusi dhe po punojnë 12 mijë anketues, 2 330 kontrollorë, 128 mbikëqyrës 36 koordinatorë lokalë.

Aktualisht në të gjithë Shqipërinë janë 374 zyra censusi dhe 11 në Tiranë që punojnë çdo ditë pa ndërprerje, të aftë për të zgjidhur çdo situatë në terren. I gjithë procesi kushton 14 milionë euro. Tashmë pritet të dalin në dritë statistikat nga INSTAT ku do të shihen më qartë të dhënat e mbledhura. /Start/

                                                                                             2011-10-21 09:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›