E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, zhvillohet seanca për “Gërdecin”!

Tre prokurorët e çështjes vijojnë të lexojnë konkluzionet e arritura pas hetimit dhe pyetjes së rreth 300 dëshmitarëve për këtë çështje.

Prokurorët kanë publikuar detaje për çështjen si ato për ngritjen dhe funksionimin e ish- fabrikës së demontimit të municioneve luftarake në Gërdec, municionet e transportuara atje, kushtet e punës në fabrikë, shpërthimin në të etj. Gjithashtu, ata kanë dhënë detaje mbi përgjegjësitë e të pandehurve në këtë çështje. 

Seanca e sotme është e dyta për leximin e pretencës, pas dështimit të dy seancave të ndërmjetme. Pas rreth 180 seancash maratonë prej dy vitesh, çështja për ngjarjen e ndodhur në fshatin Gërdec në mars të vitit 2008 po shkon drejt fundit.

Të pandehurit në këtë proces akuzohen si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur në ish- fabrikën e demontimit në fshatin Gërdec të Tiranës, kur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm humbën jetën 26 persona, ndërsa u plagosën shumë të tjerë. Shpërthimi shkaktoi edhe shumë dëme materiale. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-21 15:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›