E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani & Karlsuhe, tri rekorde së bashku

Nga Kastriot Gjini
"Nie mehr 2.Bundesliga" (Kurrë më në Bundesliga 2) ishte shkruar në një nga pankartat e ultrasve të Karlsuhes gjatë ndeshjes Karlrsuhe - Unterhaching. Dhe rikthimin e madh e realizoi Edmond Kapllani, i shpallur edhe si "Lojtari i ndeshjes". "Edhe pse për një kohë të gjatë nuk u shfaq plotësisht në lojë, me golin e tij (Karlrsuhe) bëri një ngjitje perfekte (në Bundesligë)", shkruan "Kicker" në motivin e përzgjedhjes së Kapllanit. Kapllani me shokë riktheu emocionet e viteve të mëdha të Karlsurhes në vitet 1980 dhe 1990. Në takimin e së dielës "K&K" (Karlsruhe e Kapllani) vendosën së bashku tri rekorde në pikpamje statistikore. REKORDI I PARË: Edmond Kapllani me golin e tij (përpara 29.500 shikuesve) i dha jo vetëm një fitore të cmuar Karslruhes me Unterhaching (1-0) për ta rikthyer pas nëntë vitesh në Bundesliga 1 (më saktë 3.277 ditë pritje), por Karlrsuhe vendosi njëkohësisht edhe një rekord në krejt historinë e Bundesliga 2. Karlsruhe është i vetmi klub në Bundesliga 2, që nga java e parë dhe deri në ndeshjen e fundit (kjo 31-ta, kur duhen edhe tre javë të mbyllet sezoni) ka qenë në vendet që të conin në Bundesliga 1. Karslruhe nuk ka zbritur më shumë se vendi i tretë në klasifikim, kur prej shumë javësh kryeson bindshëm kampionatin e kategorisë së dytë gjermane. REKORDI I DYTË: 24-vjecari Kapllani në ndeshjen kundër Unterhaching jo vetëm që u zgjodh lojtari më i mirë i takimit, por me vlerësimin 1.5 (shumë i mirë) vendosi edhe një rekord personal në vlerësimet që i janë bërë sulmuesit me numër 9 nga revista prestigjioze sportive "Kicker". Vlerësimet e mëparshme luhateshin nga nota 2 (mirë) deri në 5 (e mjaftueshme). Nota mesatare e Kapllanit në 31 javë të luajtura është 3.19. REKORDI I TRETË: Sulmuesi durrsak me 17 gola të shënuar është njëherësh edhe golashënuesi më i mirë i Kalrsruhes dhe krejt Bundesligës 2, teksa Kapllani ka fituar (përkohësisht) edhe një duel me shokun e tij të ekipit, Xhovanin Federikon që ka realizuar 16 gola duke u renditur i dyti. Goli i Kapllanit në minutën e 67 erdhi falë asistit të Federikos. Kapllani ka shënuar në tri ndeshjet e fundit rresht. Goli i parë sezonal ishte ai kundër Burghuezenit (4-0) në javën e parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›