E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riedi i Salihit humbet 5:2

Nga Kastriot Gjini
ASA (Albanian Sport Agency)
- Ka humbur perseri Sv Riedi, skuadra austriake e Hamdi Salihit, por kete rradhe me shifra te thella. Diten e Diele, Riedi udhetonte ne fushen e Rapidit te Vienes, skuader kjo qe ishte interesuar per sherbimet e sulmuesit shkodran. Ndeshja ka filluar mire per miqte te cilet kane arritur te shenojne ne minuten e 6' me ane te mesfushorit Pichorner. Por vendasit e Rapidit jane pergjigjur fuqishem ketij disavantazhi dhe do te jete Bilic i cili ne minuten e 20' dhe 40' do te barazoje rezultatin dhe do te kaloje ne avantazh skuadren e tij. Bazina do te shenoje golin e 3 per vendasit ne minuten e 2 shtese se pjeses se pare. Pjesa e pare mbaroi me rezultatin 3:1. Pjesa e dyte do te flase me teper per vendasit te cilet qe ne minuten e pare te kesaj pjese do te bejne 4:1 me ane te Boskovic. Ne minuten e 54' do te jete perseri Bilic i cili do te shenoje nje triplete ne kete ndeshje duke cuar rezultatin ne 5:1. E vetmja gje qe do arrinte Riedi do te ishte nje gol ne minuten e 84'me ane te Jung Won Seo. 5:2 do te jete dhe rezultati perfundimtar i kesaj ndeshje. Hamdi Salihi ishte titullar per skuadren e tij dhe u akivizua per 66' minuta dhe u zevendesua nga T. Eder. Ried pavaresisht rezultateve jo te mira, pretendon akoma per nje vend ne kupen Uefa, dhe ndodhet ne vendin e 5 me 41 pike, vetem 2 pike larg vendit te 3.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›