Kapllani thyen rekordin e Rrakllit, shqiptari i 13-të i Bundesligës

Nga Bledar Kuka
E ka festuar në mënyrën më të mirë kalimin në Bundesligë. Edmond Kapllani realizoi dje golin e fitores 1-0 të Karlsruhes ndaj Unterahingut, sukses që vulosi edhe matematikisht kalimin në elitën e futbollit gjerman. Megjithëse ishte në dyshim në fillim të ndeshjes, Kapllani luajti titullar dhe arriti kuotën e 17 golave në Bundesligën II. Me këtë gol, sulmuesi kavajas jo vetëm shënoi emrin si shqiptari i 13-të (nga Shqipëria politike) që arrin në Bundesligë, por edhe thyen rekordin e Altin Rrakllit, si shënues në kategorinë e dytë. Ish-sulmuesi i kombëtares, kavajasi tjetër, Rraklli realizoi 16 gola për Frajburgun në sezonin 1992-1993. Pas tyre është Igli Tare që shënoi 13 gola në sezonin 1997-1998, dhe 11 në sezonin pasardhës, për Fortunën e Dyseldorfit. Me kuotën e 17 golave, sulmuesi i kombëtares shqiptare udhëheq listën e golashënuesve të Bundesligës 2, me një gol më tepër se shoku i skuadrës së tij Federiko. Fati i ndeshjes u vendos në minutën e 67-të kur Xhovani Federiko shërbeu për sulmuesin e kombëtares shqiptare që nuk hezitoi të shënonte me një gjuajtje me të djathtën. Trajneri Edmund Beker ia dha mundësinë që Kapllani të dilte nën brohoritje si prej gladiatori në Koloseum, kur e zëvendësoi në minutën e 79-të me Frajsin. Festa në "Vildparkshtadion" ishte tepër e madhe, ku nuk mungoi birra dhe shampanja. Arena ishte e mrekullueshme, saktësisht si për ditë të shënuara dhe stadiumi ishte i mbushur plot e përplot me të 29 500 vendet e tij të ulura. KSC ka tani 66 pikë, duke qenë e paarritshme nga asnjë skuadër tjetër. "Po, ne jemi sërish atje", - shkruhej në faqen zyrtare te klubit, duke bërë fjalë për kalimin në Bundesligë. Hansa e Rostokut është e dyta, me 55 pikë dhe një ndeshje më pak. Shqiptarët në Bundesligë* Altin Rraklli (1993-1996 Frajburg, 1999-2001 Unterahing) Igli Tare (1995-1996 Karlsruhe, 1999-2001 Kaizerslautern) Hysen Zmijani (1995-1996 FC St.Pauli) Ervin Skela (2003-2004 Frankfurt, 2004-2005 Bilefeld, 2005-2006 Kaizerslautern, 2006-2007 Kotbus) Besnik Hasi (1997-1998 TSV 1860 Mynih) Altin Lala (2002-2007 Hanover) Fatmir Vata (2002-2007 Bilefeld) Rudi Vata (2000-2002 Kotbus) Klodian Duro (2004-2005 Bilefeld) Edmond Kapllani (2007 Karlsruhe (?) Geri Cipi (2003-2004 Frankfurt) Besart Berisha (2006-2007 Hamburg) * Për lehtësi pune, në listë janë vetëm shqiptarët brenda Shqipërisë politike