Lorik Cana, stervitje intensive per t'u rikthyer me Malten
Nje muaj jashte fushes se lojes, tani Lorik Cana ngjason me nje shtepiak. Cana po stervitet ne menyre individuale ne sallen e forces dhe merret kryesisht me ushtrime gjimnastike, nje pjese te kohes e kalon ne pishine dhe gjithashtu merret edhe me biciklete. Mesfushori po ben gjithcka mire, qe te kthehet para dates 15 shkurt, afat i parashikuar nga stafi mjekesor i Olimpikut te Marsejes. Cana ishte i demtuar dhe thote se bariu gabim qe iu kthye fushes, ndaj Nansit (0-3) ne dhjetor, ndaj nuk deshiron te perserise ndonje gabim tjeter, sepse mund t'i kushtoje edhe me shtrenjte. Pasi kaloi kater jave te veshtira, kapiteni i Olimpikut te Marsejes sheh drite ne fundin e tunelit. "Deshiroj qe te provoj te gjitha shanset e mundshme, per t'u rikthyer para afatit qe kane percaktuar mjeket," - thekson Lorik Cana. "Demtimi zgjati me shume nga cfare ishte parashikuar ne fillim. Kjo per shkak se gjuri me eshte enjtur, por tani eshte mire. Po stervitem intensivisht per t'u rikthyer," - shton kosovari i Marsejes. Koha e rikthimit te Canes varion nga 8 shkurti, kur eshte ndeshja me Bordone, deri me 15 shkurt ne ndeshjen ndaj Monakos. Ne kete periudhe kohore, me 11 shkurt do te luaje ndaj Maltes, edhe kombetarja shqiptare. Keshtu, ne varesi te ecurise dhe gjendjes shendetesore te diteve te metejshme, do te percaktohet perfshirja ose jo, e Canes ne planet e trajnerit Ari Han. Pavaresisht se nuk ka qene pjese e ekipit te tij ne keto dite, Cana thekson: "Jam me ekipin dhe besoj se do te ecin ne rrugen e fitoreve."