Kapllani kërkon gjithçka, edhe vendin e… Bogdanit
I mungon prej muajsh fanella e kombëtares, ndaj ka urinë për të kërkuar edhe vendin si titullar. Por tani, Kapllani e ka fare të qartë se nuk është e lehtë të rivalizosh dyshen Bogdani-Salihi, pa llogaritur që shpeshherë Kuzhe luan edhe me një sulmues të vetëm. Megjithatë, sulmuesi durrsak ndjehet mirë dhe këtë e ka vërtetuar edhe me golat e shënuar në pjesën e fundit të sezonit me Paderbornin. Por, për Kapllanin nuk ka rëndësi vetëm e shkuara, por edhe e ardhmja. Largimi i “Bogut” në fund të këtyre eliminatoreve, do të thoshte një vend i lirë në formacionin bazë kuqezi, ndaj ish-lojtari i Karlsruhes do të kërkojë ta fitojë atë fanellë.
Si të duket atmosfera pas rikthimit në kombëtare?
Atmosfera në kombëtaqre është gjithmonë e mirë, kështu që unë gëzohem që jam pjesë e këtij grupi dhe besoj se është gjithmonë kënaqësi të jesh në kombëtare.
Si e vlerëson sezonin tënd me Paderbornin?
Me thënë të drejtën, sezonin tim e vlerëson pozitiv, sidomos duke patur parasysh edhe uljet e ngritjet e mia. Pata një dëmtim që më la dy muaj e gjysmë larg fushave, kështu që mendoj se kam kaluar një sezon të vështirë përsa i përkter dëmtimeve, por kam kaluar një sezon të mirë përsa i përket aktivizimit, i kam ndimuar skuadrës dhe kam arritur të shëoj disa gola.
Po me kombëtaren?
Me kombëtaren? Siç e thashë më sipër e rëndësishme është grupi nuk ka individë në është Kapllani apo ndonjë lojtar tjetër. Grupi na ka çuar deri në këtë pikë ku jemi dhe grupi do të kërkojë të na japë ndeshje positive si kundër Bosnjës.
Para pak ditësh, Kuzhe ishte në dyshim në t’ju grumbullonte apo jo. Jeni në formë optimale?
Trajneri ka pasur të drejtë, pasi kur një lojtar kalon një dëmtim si në rastin tim, atëherë lind dyshimi nëse ky lojtar është 100% në formë. Unë i thashë trajnerit se kam luajtur 90 minuta në ndeshjet e funddit dhe nuk kam pasur probleme. Kështu ai vendosi të më merrte në kombëtare.
Bogdani ka deklaruar tërheqjen. A ndjeheni gati për të qenë zëvendësuesi i tij?
Unë e kam ndjerë veten gjithmonë gati dhe kur kam luajtur kam dhënë maksimumin duke e ndihmuar skuadrën kombëtare aq sa kam pasur mundësi. Por të gjithë ata që janë këtu ndjehen gati për t’i shërbyer kombëtares.
Si e parashikoni ndeshjen me Bosnjen?
Të them të drejtën, për ne çdo kundërshtar është i vështirë. Ne e pamë edhe me Luksemburgun se skuadrat kanë avancuar. Por unë kam besim te grupi i lojtarëve, sepse është ky detaj që në futbollin modern jep rezultate pozitive. Por unë besoj se nëse luajmë me Bosnjen si me Bjellorusinë, atëherë kemi mundësi të marrim jo një pikë, por maksimumin.
Bosnja luan me Rumaninë, ju çfarë rezultati gjykoni se do i shkonte më për shtat Shqipërisë?
E rëndësishme është ndeshja jonë, por normale që do ta shohim edhe atë sfidë sepse luan kundërshtari ynë i ardhshëm. Për ne nuk është shumë e rëndësishme sesi do të luajnë ata, por si do të luajmë ne kundër tyre.