E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani, pa fjale ndaj trajnerit Kuzhe



Edmond Kapllani nuk eshte thirrur nga ana e trajnerit kuqezi, Josip Kuzhe per miqesoren e radhes, kunder Qipros. Pavarsisht ketij fakti, lenia jashte formacionit kuqezi nuk ka ndikuar dhe Kapllani, pa dashur te reagoje ndaj trajnerit, Josip Kuzhe, thekson se duke mos e marre ftesen qw priste per miqesoren, i mbetet tani te perqendrohet ne Bundeslige me ekipin e tij. Sulmuesi nuk ka dashur te reagoje nw kwtw rast, duke theksuar se respekton verdiktin e trajnerit. - "Jam i perqendruar ne ekipin e ri me te cilin deshiroj te zhvilloj nje sezon pozitiv," - u shpreh Kapllani, ne nje deklarim pas publikimit te listes nga ana e trajnerit. Sulmuesi pret, qe ne te ardhmen te rikthehet, pasi sheh edhe shume vite karriere dhe te Augsburg. Ai deshiron qe te realizoje kthesen e madhe te karrieres, qe te rikthehet nga stoli, ku qendroi nje vit me pare me Karlsruhen, ne nje lojtar titullar dhe protagonist me Augsburgun. - "Skuadra e re ka objektiva te medha ne kete edicion dhe do te perpiqem qe ta ndihmoj sa mw tepwr. E ardhmja ime ne kombetare mendoj se do te varet nga paraqitja qe do te kem ne Gjermani. Kam ende vite karriere dhe besoj se do te kountriboj ne ndeshjet e tjera te kombetares," - thekson me tej sulmuesi qe ka shenuar pese gola dhe vjen pas Bogdanit ne listen e sulmuesve me rendiment me te larte tek kombwtarja. Kesisoj, pervec Berishes qe mbeti jashte nga lista e deklaruar prej trajnerit kroat, nje jave para ndeshjes miqesore ndaj Qipros, dy lojtaret e tjere, Kapllani dhe Bylykbashi kane ruajtur qetesine, me shprese se ne ndeshjet e ardhshme do te zene serish vendin qe kishin ne ekipin kombetar. Dorian Bylykbashi eshte kapiteni i Vorlkes ne Ukraine dhe ishte nje nder lojtaret me te mire shqiptare te edicionit te kaluar. Fantazisti eshte ftuar ne disa ndeshja nga ish-trajneri i kombetares sone, Ari Ha. Edhe me tej elbasanasi eshte preferuar ne ndeshjet e fundit nga ana e Kuzhese, por pa mundur dot qe te zere ne asnje rast vendin e titullarit. Ne rolin e Bylykbashit aktivizohet Ervin Skela, i cili i ka dhene me pak shanse mesfushorit te Krivbasit, qe shpresoje deri tani per me shume hapesire. Ish-mesfushori i Partizanit dhe i Elbasanin ne kampionatin shqiptar, shpreson qe ne eliminatoret e Euro 2012, te rikthehet ne formacionin kuqezi, pse jo edhe ne ate baze, duke qene se prej sezonesh ka treguar se eshte nje prej me te mireve ne rolin e tij dhe jo me kot ne Ukraine i eshte besuar shiriti i kapitenit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›