Nje kemishe e gjakosur ne dollapin e Majkell Xhekson
Ne dollapin e mbretit te ndjere te pop-it, Michael Jackson, u gjet e varur nje kemishe femrash, e cila ishte e gjakosur. Sipas shkrimit te ditores britanike "The Sun", fotografia e publikuar eshte xhiruar disa dite pas vdekjes se kengetarit, ndersa ne kemishe shihet ende etiketa, qe do te thote se kemisha nuk eshte perdorur asnjehere, por sherbeu thjesht si nje lecke per fshirjen e gjakut. Eshte ende e paqarte se perse policia e Los Angeles, e cila eshte duke e hetuar vdekjen e Jackson, nuk e mori kete kemishe te gjakosur si deshmi, e kete nuk diti ta shpjegoje as zedhenesi i policise. Avokati i njohur amerikan, Craig Silverman komentoi: "Eshte e cuditshme qe kemisha nuk eshte marre si deshmi". Ai shtoi se pikerisht ajo ndoshta do te mund te ndihmonte ne zbardhjen e rastit dhe mbi ate se cfare shkoi keq gjate trajtimeve qe dr. Conrad Murray i ofronte Jackson.