E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani titullar ndaj Bokumit , sot shanse per te treguar veten

Sulmuesi i kombetares sone Edmond Kapllani do te jete ne fushe, perballe Bokumit. Trajneri i Karlsruhes vendosi te aktivizoje qe ne fillim te lojes sulmuesin shqiptar, i cili do te kerkoje te shenoje ndaj Bokumit golin e pare sezonal me Karlsruhe. Qendersulmuesi shqiptar, Kapllani do te kete nje shans te mire per te bindur trajnerin, ne rast se gjen rrugen e rrjetes. Gjate pjeses se pare te ketij sezoni, Edmond Kapllani eshte aktivizuar ne shume pak ndeshje dhe nuk ka shenuar ende golin e pare sezonal ne Bundeslige. Shqiptari shenoi dy gola, ne nje miqesore, qe u zhvillua pak dite me pare. Pas paraqitjes se mire sulmuesi do te kete nje tjeter shans, per te gjetur rrugen e rrjetes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›