E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Tadic e ka ne zyre fantazmen e Milloshevicit

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar se i vjen keq qe disa njerez ne Beograd ende jetojne ne kohen e Sllobodan Milloshevicit, dhe se fantazma e tij ende eshte e pranishme ne zyren e Boris Tadcit. Ne nje interviste per te perditshmen kroate "Jutarnji List", e cila u botua dje, Thaci ka thene se "fatkeqesisht, Beogradi ende nuk mund te pajtohet me faktin se Kosova eshte e pavarur, por perpiqet ta rrezikoje teresine territoriale te Kosoves".

"Kjo nuk eshte mire as per Beogradin, sepse ata do te duhej qe me shume te mendonin per te ardhmen e tyre euroatlantike, e jo per te kaluaren", ka thene kryeministri kosovar. "Pavaresia e Kosoves ka sjelle me shume paqe, stabilitet, mirekuptim dhe tolerance nderetnike. Qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves, nuk kemi konflikte nderetnike. Serbet nuk jane vetem pjese e shoqerise kosovare, por edhe pjese e institucioneve te saj, te parlamentit dhe te qeverise e cila e udheheq vendin", ka thene Thaci.

Nderkohe, kryeministri i Kosoves, ka kujtuar edhe 12 vjetorin e renies heroike te komandantit Zahir Pajaziti dhe bashkeluftetareve te tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, duke theksuar se per dallim nga pervjetoret tjere, kjo Akademi perkujtimore sivjet organizohet ne Kosoven e lire, te pavarur, sovrane dhe demokratike.

Thaci dha mesazhe kuptimplote ne fjalen e tij. Pasi tha se Republika e Kosoves sot eshte nje realitet qe deshirohej edhe nga keta luftetare, premtoi se "ne nuk do t'i zhgenjejme idealet e atyre qe u sakrifikuan per shtetin e Kosoves dhe as miqte tane, qe na ndihmuan ne dite me te veshtira".

Kryeministri theksoi se kjo enderr e shume brezave u kurorezua me sukses, duke u permbushur qellimi jetesor i te gjithe atyre qe nuk i ndalen asnjehere perpjekjet per clirimin e Kosoves, me asnje cmim.

Duke u ndalur te Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha, qe tha se u bene pishtare te pare te Ushtrise Clirimtare te Kosoves te rene ne krye te detyres, si edhe shume veprimtare te tjere, Thaci evidentoi se "ata besonin ne drejtesine e ceshtjes se Kosoves, pavaresisht se perballe tyre kishin nje shtet agresiv me tere makinerine shtypese dhe me pervoje qindvjecare te politikes antishqiptare".

Represion policor dhe depresion politik

Kryeministri theksoi se deri te dita e renies se deshmoreve te lirise, 31 janari i 1997-es, Kosova kishte kaluar neper nje dekade te rende represioni policor dhe depresioni politik. Ai permendi se segmentet policore kriminale serbe, permes nje atentati goditen tre bij te Kosoves, te cilet, cdo dite e me shume po rrezikonin rehatine e tyre, te sherbetoreve te tyre dhe tere sistemin e sundimit te Kosoves. Kurse theksoi se ajo dite janari po konfirmonte edhe nje here boterisht vendosmerine e pathyeshme te djemve trima te Kosoves, qe kishin nisur betejen e clirimit te saj, pavaresisht fuqise se armikut dhe pavaresisht prej klimes politike neper te cilen po kalonte Kosova.

Prag njevjetori pavaresie

Se shpejti Kosova po permbyll njevjetorin e shpalljes se pavaresise. Thaci e cilesoi si vitin historik te kurorezimit te endrrave te gjeneratave te tera qe u sakrifikuan per ditet e mira te saj. Pasi evidentoi se Kosova eshte shtet i pavarur, i njohur nderkombetarisht nga shtetet me te fuqishme te globit dhe nga shume shtetet demokratike te botes, kryeministri lajmeroi se "Kosoven pritet ta njohin edhe shtete te tjera".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›