Rritje pensionesh!
Nga Arton Konushevci
Pensionistet e Kosoves e kane vleresuar si te papranueshem vendimin e Qeverise se Kosoves mbi rritjen e pensioneve, sipas te cilit pensionet e pleqerise do te kene rritje prej 5 eurosh, kurse kontribut-dhenesit do te perfitojne nga 8 euro me shume. Autoritetet qeverisese thone se keto jane mundesite qe ka buxheti i Kosoves.
Rritjen prej 12.5 per qind qe Qeveria e Kosoves e ka bere per pensionistet nuk konsiderohet e pranueshme dhe e drejte nga ata.
Lidhja e pensionisteve te Kosoves e quan nje papergjegjesi te institucioneve dhe mungese te menaxhimit ashtu sic duhet te kesaj kategorie te shoqerise.
Kryesia e Pensionisteve te Kosoves, ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverise se Kosoves, qe nenkupton nje rritje prej 5 eurosh mbi pensionin baze prej 40 eurosh.
Anetari Kryesise se Pensionisteve Rame Alihajdaraj, thote se jane ne pritje te nje pergjigjeje nga Qeveria.
"Po thuhet se ne te gjitha kategorite ka rritje prej 12, 5 % . Ne bazen 40 euro kjo nenkupton 5 euro ne muaj. Per pensionistet kontribut -pagues nuk eshte marr baza prej 75 eurosh, por ajo prej 40 eurosh. Per kete kemi marre leter dhe i jemi drejtuar kryeministrit, per te pare mos eshte ndonje gabim teknik apo nese vertete eshte vendose ashtu. Nese vendimi eshte i ketille, nuk eshte ne rregull", tha Alihajdaraj.
Sipas tij, pensionistet jane jashtezakonisht te pakenaqur me kete vendim te qeverise, te cilin ai e quan konfuz.
"Ne kemi reaguar, Qeveria tani duhet te jape pergjigje", tha ai.
Nga ana tjeter, zevendesministri i Punes dhe Mireqenies Sociale, Gjergj Dedaj thote se Qeveria e Kosoves, ka bere ate cfare ka mundur te beje dhe ne baze te vendimit te marre, pensionistet qe marrin pensionin prej 40 eurosh do te kene rritje per 5 euro, ndersa per kategorine e kontribut-dhenesve pensioni i tyre do te rritet per 8 euro.
"Te gjitha pensionet ne menyre lineare pa perjashtim do te rriten, domethene te gjithe do te jene perfitues te rritjes prej 12.5%. Tek ata qe marrin 40 euro, rritja do te jete diku 5 euro, nese pensioni eshte 75 euro, rritja do te jete rreth 8 euro", tha zoti Dedaj.
Ai eshte i mendimit se pas nje periudhe gjashte mujore, kur te behet rishikimi i buxhetit, mund te kete edhe nje rritje tjeter.
"Me rishikim te buxhetit qe do te behet pas gjashte muajve serish ndoshta do te kete mundesi qe te kemi edhe rritje te tjera. Mirepo, kjo eshte ajo cka mund t'ju premtojme edhe cka mund te bejme tash per tash per pensionistet. Kjo kategori ka nevoja te shumta, mirepo ne duhet t'u ofrojme ate cka mundemi", tha Dedaj.
Nga buxheti i konsoliduar i Kosoves, te gjithe personat mbi moshen 65 vjec marrin pensione te pleqerise, ne forme te ndihmave sociale, qe kap shumen prej 40 eurosh.
Te gjithe ata pensioniste qe kane kontribuar ne fondin e pensioneve, qe nga 1 janari i vitit te kaluar, marrin nga 75 euro ne muaj.