Kapshticë, kapen 10 klandestinë afganë në maunen greke
Gjatë kontrollit te maunes me targa greke, e cila transportonte materiale alumini, personeli i doganës dhe efektivat e antikondrabandës, në doganen e Kapshtces, zbuluan 10 afganëve të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin.
KAPSHTICE- Ndalohen në doganën e Kapshticës 10 klandestinë afganë. Klandestinët ishin fshehur në një maune e cila vinte nga Greqia dhe kishte destinacion Malin e Zi.
Gjatë kontrollit nga personeli i doganës dhe efektivat e antikondrabandës, në maunen me targa të Greqisë u zbulua në bord prania e 10 afganëve të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin.
Maunia e cila kishte të fshehur 10 klandestinët, transportonte materiale alumini dhe drejtohej nga shtetasi turk Ahmet Nunir.
Ky është rasti i disatë që në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë kapen klandestinë, kryesisht afgane, të cilët përdorin Shqipërinë si transit për të përfunduar në shtetet e Bashkimit Evropian.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të implikuar në trafikun e qenieve njerëzore. (e.n/News24/Balkanweb)