Meta sulmon Ramën dhe Berishën nga Durrësi
I pranishem gjatë konferencës së grave që aderojnë në degën e LSI-së në Durrës, Ilir Meta leshoi akuza ndaj dy krereve te partive kryesore ne vend. Meta duke theksuar se partia po ridimensionohet prezantoi Lefter Koken nje ish-socialist, si anetar te ri te LSI
DURRES-“Kryeministri Berisha i premtoi parajsen shqiptarëve, por ju solli Gërdecin”. Kështu është shprehur kryetari i LSI-së Ilir Meta në konferencën e Lëvizjes së Gruas për Integrim që u zhvillua paraditen e sotme në qytetin e Durrësit. Sipas kreut të LSI, fytyra e Shqiperisë nuk është ajo që tregon Berisha në konferenca, por eshte nje tjeter me e varfer. Kryetari i LSI ka sulmur gjithashtu edhe kreun e PS dhe Bashkise Tirane, Edi Rama, duke thene se ka nente vjet që genjen qytetaret e Tiranes, pasi mbjell një peme, por ju ze frymen qytetarëve me pallate.
Meta theksoi ne fjalen e tij se LSI po ridimensionohet dhe se zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë fitore e kësaj partie që do ti japin fund problemeve dhe varfërisë së shqiptarëve. "LSI po ridimensionohet dhe brenda javës së ardhshme do të përfundojnë zgjedhjet e kësaj force politike në qarkun e Durrësit, ndërsa po përgatitet të fitojë zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit".
Po kështu gjatë konferencës së grave që aderojnë në degën e LSI-së në Durrës, Meta tha gjithashtu se LSI do të ketë një program konkret për forcimin e familjes shqiptare, “e cila kërkon jo vetëm një rritje të autoritetit të gruas dhe nënës, por edhe një mbështetje për të realizuar këtë rritje të autoritetit të saj edhe nga ana e shtetit dhe Qeverisë me politika sociale dhe konkrete”.
Kryetari i LSI-së prezantoi ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Lefter Koka dhe ish-kryetarin e këshillit të qarkut, Genc Alizoti, si dy nga ish-drejtuesit e PS-së që i janë bashkuar kohët e fundit LSI-së dhe filozofisë së saj gjithpërfshirëse.
(d.b/BalkanWeb)