Një i ri përplaset nga një makinë, braktiset në rrugë
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ish Divizioni, në dalje të qytetit të Elbasanit, kur i riu me iniciale A.Gj, që po udhëtonte me motor është perplasur nga një automjet ende i paidentifikuar. Drejtuesi i mjetit eshte larguar nga vendi i ngjarjes
ELBASAN-Një 24-vjeçar nga Elbasani ka mbetur i plagosur rëndë, teksa duke ecur me motor, një makinë e ka përplasur dhe e ka lënë aty pa i dhënë ndihmën e parë. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme në vendin e quajtur ish Divizioni, në dalje të qytetit të Elbasanit, kur i riu me iniciale A.Gj, që po udhëtonte me motor është perplasur nga një automjet ende i paidentifikuar. I riu, ka rënë përtokë i gjakosur dhe është ndihmuar për fat nga kalimtarë që e kanë parë të plagosur. Sipas policisë, 24-vjeçari është lindur e banues në lagjen "5 Maji" të Elbasanit, ndërkohë që nuk dihet asgjë rreth autorit të ngjarjes, pasi ai eshte larguar menjehere pas aksidentit. Policia njofton se është duke hetuar për gjetjen e shkaktarit të aksidentit, mbi të cilin rëndon akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe largimit nga vendi i ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)