Kapshticë, kthimi i emigrantëve, rradhë të gjata

Pika e kalimit kufitar e Kapshticës
Përfundimi i pushimeve të tyre në Shqipëri dhe kthimi për në vendet e punës ka bërë që të rikthehen rradhët e gjata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Mësohet se kthimi i emigrantëve ditën e sotme po shoqërohet me rradhë të gjata, si pasojë e palës greke, e cila është duke punuar me sportele të reduktuara.
Autoritete shqiptare thanë se kanë kërkuar një takim me homologët e tyre grekë, për tju kërkuar shtim të sporteleve.
Aktualisht pala greke është duke punuar me 2 sportele në dalje, ndërsa ajo shqiptare me 6 të tilla.
Pikat e kalimit kufitarë me Greqinë gjatë gjithë sezonit veror janë shoqëruar me rradhë të gjatë, qoftë në hyrje apo dalje, ndërsa kanë qenë të shumtë emigrantët shqiptarë të cilët kanë zgjedhur vendin e tyre për të kaluar pushimet verore.