Sekuestrohen 62 kg heroine, arrestohet shqiptari

Foto Ilustruese
IGUMENICE- Një sasi prej 62 kilogramë heroinë është sekuestruar mëngjesin e sotëm nga policia greke.
Heroina është sekuestruar në aksin rrugor, Igumenicë- Kipo pas mesnate, ndërsa mendohet se heroina kishte hyrë në tokën greke nga Shqipëria.
Policia njoftoi gjithashtu edhe kapjen e personit që po transportonte me makinë drogën.
Ai është një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije.