Kapshticë, situatë normale në pikën e kalimit kufitar me Greqinë
KAPSHTICË- Pas radhëve të gjata të krijuara dy ditë më parë në sportelet e doganës së Kapshticës, pika kufitare që lidh Shqipërinë me vendin fqinj, Greqinë, situata në këtë pikë doganore sot duket se i është kthyer normalitetit, pa radhë të gjata pritjeje.
Ndryshe nga dy ditë më parë, me radhë të gjata pritjeje, për shkak të numrit të madh të emigrantëve që ktheheshin në vendet e tyre të punës, si edhe reduktimit të sporteleve në doganën greke, kur për orë të tëra në këtë doganë punohej vetëm me një sportel në hyrje -dalje, pas një takimi të kërkuar nga autoritetet policore shqiptare me homologët grekë, masat e marra nga kjo e fundit çuan në normalizimin e situatës në këtë pikë doganore.
Burime zyrtare nga Policia Kufitare e Kapshticës bënë të ditur se megjithë fluksin e kalimit në të dyja anët e kufirit, lëvizja e njerëzve dhe mjeteve vazhdon normalisht.
Gjatë 24 orëve të fundit përmes kësaj pike kanë hyrë në Shqipëri 1660 shtetas shqiptarë, ndërsa kanë dalë 3810 të tillë, numri i të cilëve në fundjavë pritet të rritet.
(d.b/BalkanWeb)