E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, zhvillohet faza finale e zgjedhjeve

KAJRO - Në Egjipt po votohet për të dytën ditë me radhë në fazën finale të zgjedhjeve për Dhomën e Ulët të Parlamentit.

Votimi po zhvillohet në nëntë provinca, me 15 milionë njerëz me të drejtë vote, përfshirë rajonet e jugut, ku ekziston një popullatë e madhe e krishterë.
Në dy nga tre raundet e deritanishme të votimit ka udhëhequr partia e Vëllazërisë së Bashkuar dhe ajo e Drejtësisë.

Vëllazëria Myslimane bëri të ditur më 3 janar, se nuk do të përdorë suksesin e vet në votime, për të imponuar vullnetin e saj në hartimin e Kushtetutës së re dhe se do të punojë me grupet rivale politike në këtë proces.

Zgjedhjet për Dhomën e Ulët të Parlamentit përfundojnë me fazën finale që mbahet më 10 dhe 12 janar.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›