E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delvinë, rrëmbyen 26-vjeçarin, në pranga 2 vëllezër

DELVINE - Policia e Delvinës arrestoi dy vëllezër të akuzuar për rrëmbimin e 26-vjeçarit B. Banushi, një ditë më parë.

Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se grupi hetimor arriti të zbulonte vendin ku mbahej pengu, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorëve të rrëmbimit, vëllezërve Perikli dhe Nektarios Naço, përkatësisht 39 dhe 29 vjeç.

Sipas policisë, dy të arrestuarit kanë rrëmbyer 26-vjeçarin B.Banushi dhe kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij dhe më pas e kanë braktisur në një stallë, ku është gjetur pas denoncimit të familjarëve të tij.

I riu u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me plagë në trup si pasojë e dhunës fizike. Dy vellezerit, Naço do të përballen me akuzat për heqje të paligjshme të lirisë dhe plagosje me dashje, të kryera në bashkëpunim.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të motivit të rrëmbimit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›