E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapshticë,sekuestrohen 3 kg heroinë

Policia e rrethit të Korçës sekuestroi mëngjesin e sotëm tre kilogramë heroinë në pikën e kufirit të Kapshticës. Heroina u bllokua në makinën e shtetasit Artur Hasalla 23 vjeç nga qyteti i Elbasanit. Hasalla emigrant në Greqi po tentontë të kalonte kufirin ku gjatë një kontrolli të policisë u gjetë sasia e heroinës në makinë. Mësohet se shtetasi Hasalla është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›