Matura shtetërore, ja datat e provimeve
Nga Esmeralda Keta
Ministria e Arsimit publikon edhe afatet e provimeve të lirimit, do zhvillohen nga 6-27 qershor.Katër testet përfundimtare nga 1 qershori -10 korriku.
TIRANE- Ethet e provimeve të maturës për gjimnazistët këtë vit nisin më 1 korrik, kur do të zhvillohet edhe provimi i parë me detyrim që është Letërsia dhe Gjuha Shqipe, dhe do të përfundojnë më 10 korrik, kur ata do t'u nështrohen dy provimeve me zgjedhje. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë publike kështu datat se kur do të testohen për katër provimet e Maturës, të gjithë gjimnazistët, në varësi të profilit të shkollës së mesme që ata ndjekin. Ndërkohë që MASH ka publikuar edhe datat e provimeve të lirimit, për nxënësit që këtë vit shkollor mbarojnë klasën e 9-të. Ata do të japin dy provimet e tyre, Matematikën dhe Gjuhë-Leximin më 6 dhe 27 qershor 2009.
Klasat e IX
Për klasat e nënta të arsimit bazë 9-vjeçar, viti shkollor 2008-2009 do të përfundojë më 5 qershor 2009. Periudha e zhvillimit të sesionit të parë të Provimeve të Lirimit është nga data 6 qershor deri më datë 27 qershor 2009. Lëndët dhe datat e provimeve të lirimit në sesionin e parë janë: Gjuhë shqipe dhe lexim letrar më 13 qershor 2009 dhe Matematikë më 20 qershor 2009. Për herë të parë këtë vit, provimet e Lirimit do të jenë të ngjashme me ata të Maturës Shtetërore. Nxënësit do të testohen edhe këtë vit për dy lëndët thelbësore siç janë Matematika dhe Gjuhë-Leximi, ndërsa për herë të parë nxënësit e arsimit bazë do t'i nënshtrohen një teze unike për të gjitha shkollat e vendit, përbërja e të cilës do të jetë më e paktë se sa ajo e maturës. Ajo do të përmbajë 20 pyetje, që do të jenë të kombinuara me zhvillim dhe me alternative.
Matura
Gjimnazistët e vitit të fundit të shkollave të mesme 4 dhe 5-vjeçare, do ta përfundojnë vitin shkollor 2008-2009 më 22 maj 2009, kohë pas së cilës ata do të nisin përgatitjet për katër provimet e maturës. Periudha e zhvillimit të sesionit të parë të provimeve të Maturës Shtetërore dhe provimeve përfundimtare është: për Provimet e Maturës Shtetërore nga 01 qershor 2009-10 korrik 2009. Ndërsa për provimet përfundimtare në shkollat profesionale 3-vjeçare dhe në nivelin e parë 3-vjeçar të shkollave profesionale 3+2-vjeçare është nga data 22 maj 2009 - 01 korrik 2009, kjo sepse këto shkolla japin edhe lëndët e formimit profesional. Lëndët e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore janë: Fizikë, Kimi, Biologji, Histori, Gjeografi, Njohuri për shoqërinë, Njohuri për ekonominë, Filozofi, Gjuhë angleze, Gjuhë frënge, Gjuhë italiane, Gjuhë gjermane dhe Gjuhë spanjolle. Në arsimin profesional 3-vjeçar dhe në nivelin e parë 3-vjeçar të shkollave profesionale 3+2-vjeçare provimet përfundimtare të jenë: Formimi teorik profesional dhe Formimi praktik profesional. Tezat të përgatiten nga shkollat përkatëse. Datat për provimet përfundimtare të caktohen nga drejtoritë e shkollave.
Datata për Mbetësit
Lëndët dhe datat e provimeve të lirimit në sesionin e dytë janë: Gjuhë shqipe dhe lexim letrar më 01 shtator 2009; Matematikë 05 shtator 2009. Datat e zhvillimit të provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore në sesionin e dytë janë: Letërsi dhe gjuhë shqipe më 08 tetor 2009; Matematikë më 15 tetor 2009.
Për nxënësit e klasave të katërta të gjimnazeve dhe të shkollave social-kulturore, të klasave të pesta të shkollave teknike, të klasave të treta të shkollave profesionale (me kohë të plotë) dhe të klasave të pesta të gjimnazeve me kohë të shkurtuar, që kanë mbetur në klasë në një apo dy lëndë, me përfundime(nota) vjetore jokaluese, ka të drejtë t'i japë ato provime klase me gojë në sesionin e dytë të po atij viti shkollor. Kur nxënësi vlerësohet kalues në provimet e klasës, ka të drejtë të pranohet në sesionin II të PL dhe MSH të po atij viti shkollor.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)