E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora, mbetet ende problematike situata në veri

Vazhdon të mbetet problematike situata në disa zona veriore nga reshjet e dëborës që kanë rënë dy ditë më parë. Kështu disa komuna në qarkun e Dibrës si komuna e Kalasë së Dodës, komuna e Zerçanit dhe në Lurë trashësia e dëborës arrin deri më 70 cm ka vështirësi në qarkullimin e makinave. Gjithashtu edhe disa komuna në rrethin e Matit mbeten ende në vështirësi si komuna Macukull dhe Martanesh dhe në Malësinë e Kurbinit janë të izoluara 5 fshatra si Gallat, Vinjoll, Gërnac, Selitë dhe Libadha ku disa prej tyre u mungon energjia elektrike prej 24-orësh. Të bllokuara mbeten edhe 10 fshatra të Malësisë së Krujës dhe aksi rrugor Krujë-Burrel. Mësohet se pushteti vendor po merr masa për të zhbllokuar akset kryesore në veri të vendit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›