E Diel, 1 Nëntor 2026

Karaj: Hetojnë Berishën për dosjen “Partizani”, pse nuk merren me “21 Janarin” apo “Gërdecin”? Muka: Zgjasin proceset me qëllim

Gazetari Klevi Muka ka ngritur akuza të forta nga studion e QUO VADIS  lidhur me mënyrën se si po zhvillohen proceset gjyqësore ndaj figurave politike në vend.

Ai u shpreh se proceset gjyqësore zgjasin në kohë, duke i cilësuar si procese pa fund, me qëllim.

Nga ana tjetër, avokati Leonard Karaj kritikoi punën e sistemit të drejtësisë. Ai ngriti pyetje mbi fokusin e hetimeve, duke përmendur mos hetimet e dosjes  “21 Janari” dhe “Gërdeci”.

Pjesë nga biseda:

Muka: Për të dy liderët e opozitës së fundit, Meta e Berisha, ne kemi procese që zgjasin në kohë, por nuk kapen diku, s’kanë fund. Këtu është bërë masakër. Jemi i vetmi vend në rajon që ka naftë, ne sot s’kemi një rafineri, kemi naftën më të shtrenjtë sot që flasim. Kemi pasuri minerale, këtu është toka e artë, dhe këta kapen me një kompleks.

Borakaj: Është e qëllimshme kjo?

Muka: Patjetër që po. Është e qëllimshme. Është qark i pafund.

Karaj: Këtu nuk duan të lodhen. Deri në 2016 prokurori edhe dilte nga zyra. Nga 2017 e këtej s’del as nga zyra, është bërë për rehati. Pse e heton Berishën për klubin “Partizani” dhe nuk merresh me 21 Janarin apo Gërdecin, se këtu flasim për jetë njerëzish.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›