E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mos të flejë mbi dafina”/ Karaj: Salianji nëse nuk garon, duhet të largohet nga PD-ja

Avokati Leonard Karaj, i ftuar në QUO VADIS tha se nëse Ervin Salianji nuk mundet të garojë për kryetarin e PD-së, duhet të largohet.

Sipas avokatit ai nuk ka pse rri nën hijen e Sali Berishës.

Pjesë nga biseda:

Karaj: Unë në një bisedë i thashë Salianjit që nëse nuk e ndjen veten brenda atij grupimi… mos fli mbi dafina. Se ai s’të lë.

Borakaj: I sugjeron të iki nga Partia Demokratike Salianjit?

Karaj: Nëse nuk arrin të kandidojë, ç’punë ka ai të rrijë më. S’je i aftë për politikë pra.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›