Karamarko- Bashës: Mbështesim integrimin e Shqipërisë

Bashkëpunim për luftën kundër krimit të organizuar, trafikut si dhe korrupsionit ka qenë tema e bisedës së ministrit të Brendshëm Lulzim Basha me homologun e tij kroat Tomislav Karamarko. Por gjatë këtij takimi Basha ka marrë edhe mbështetjen e plotë të homologut të tij kroat për integrimin e Shqipërisë në BE dhe libaralizimin e vizave.
Ndërsa minsitri i brendshëm kroat ka theksuar se do të forcojë bashkëpunimin midis dy policive për arrestimin e personave të kërkuar.
Ndërkohë në këtë takim u diskutua edhe për marrëdhëniet midis dy vendeve, që sipas janë shumë të mira që prej vitit 1993. Më pas ministri Basha falenderoi homologun kroat për vizitën e tij, dhe iu përgjigj pozitivisht ftesës së tij për kthimin e vizitës në Kroaci.