E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolonja realitet apo sfidë, seminar në Durrës

Në kuadrin e nismës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për aktivizimin e një Grupi Kombëtar për ndjekjen e Procesit të Bolonjës dhe reformës në Arsimin e Lartë, në Universitetin "Aleksandër Moisiu" Durrës, u mbajt konferenca me temë "Procesi i Bolonjës, një realitet më shumë, sfidat për t'u zgjidhur"
Konferenca kishte për qëllim të qartësojë studentet dhe stafin akademik mbi prioritet e procesit të Bolonjës, si politike evropiane, pjese integruese e së ciles është dhe sistemi i arsimit të larte në vendin tonë.
Konferenca u përshëndet edhe nga zëvendës ministrja e Arsimit, Nora Malaj, e cila në fjalën e saj u përqëndrua të zhvillimi i burimeve njerezore si dhe përshtatja me tregun e punës.
Procesi i bolonjës, qëllimi dhe, përfitimet që do të kenë studentët ishin disa nga çështjet që u diskutuan në takim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›