Karamberis nuk e përmend Shqipërinë e Kuzen

Markos Karamberis, njeriu më i përfolur rreth skandalit të basteve që shpërtheu së fundmi në Greqi, e ka dhënë deklaratën e parë para Prokurorisë helene.
Edhe pse dyshohet se, bashkë me të, të përfshirë në skandal janë edhe Kombëtarja e Shqipërisë dhe ish selektori i saj Josip Kuze, Karamberis në deklaratën e tij të parë para Prokurorisë nuk ka folur fare rreth futbollit shqiptar.
“Unë jam i sëmure pas kumarit. Mund të kem fituar 5 milionë euro nga ky lloj biznesi, por nuk e keni idenë se sa kam humbur”, ishin fjalët e para të Karamberis, i cili kishte vendosur të deklarohet nëpërmjet avokatit të tij.
Nga përgjimet telefonike, dyshohet se dy ndeshje të Kombëtares shqiptare qe të kurdisura.