Një dokumentar për 60-vjetor

Për nder të 60-vjetorit të Teatrit Amator të Preshevës është realizuar dokumentari i titulluar “Na Ishte Njëherë”, i cili në vete përmban materiale, dokumente, fotografi, xhirime, etj. që flasin për jetëgjatësinë e teatrit në Luginë.
Dokumentari, me skenar e regji të Agron Boriçit, është realizuar nga Emotion Production, nga Bujanoci, dhe bazohet mbi idenë e piktorit Nexhat Boriçi, i cili ka përzgjedhur edhe muzikën.
Ndryshe, ky projekt është mbështetur nga RTV Spektri nga Bujanoci, nga Mentor Nuhiu, dhe nga Ministria serbe e Kulturës.
Para publikut shqiptar tashmë janë prezantuar disa fragmente të dokumentarit - gjatë festivalit Ditët e Komedisë Shqiptare, i cili tradicionalisht mbahet në Preshevë, por edhe gjatë fundvitit të kaluar në Bujanoc.