Karamuço: Beqaj është duke u zgjeruar në hetim pasuror. Do t’i duhet dhe financier

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë deklaratën e fortë në studion e emisionit “3D” duke thënë se, SPAK po bënë hetim pasuror ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj dhe për këtë sipas tij, atij përvecc një avokati i duhet dhe një financier për ti bërë llogaritë.
“Këto janë orë të gjata ku z. Beqaj nuk i duhet vetëm avokat por do i duhet dhe ndonjë financier me vete. Është problem shifrash dhe kjo duhet sqaruar”, deklaroi Karamuço.
Sipas tij, ky hetim ka vajtur shumë larg. Ngjanë me hetimin që është zhvilluar për ish-Kryeministrit të Shqipërisë z. Ahmetaj dhe kam bindjen time që këtu po shkohet në hetimin pasuror me subjekte të tjera tregtare me fatura.
“Kjo është një metodë që ata e kanë mësuar shumë mirë dhe është hera e para që ndodh në nivelin kaq profesionale për të ndjekur paranë, transaksionet dhe gjithçka që përfshin hetimi” theksoi eksperti Karamuço.
Gjithashtu ai vlerësoi dhe grupin e ekspertëve që po hetojnë këtë çështje duke thënë se, “6 deri në 7 anëtar të BKH-së janë hetues-auditues dhe kemi filluar që të krijojmë një bërthamë të vogël në këtë institucion të ngjashëm me strukturën e FBI-së”.
/rtsh.al/