Karamuço: SPAK me kapacitet të plotë. BKH i duhen 200 hetues

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në “3D” se për shkak të volumin dhe intensitetit të punës që ka sot SPAK është e nevojshme që këtij institucioni ti shtohet kapaciteti i hetuesit.
“Aktualisht SPAK për pak ditë do të bëhet me kapacitet të plotë duke pasur 20 prokurorë , 60 hetues kanë kohë që janë pjesë e institucionit”.
Kam përshtypjen u shpreh ai, që duhet shtuar më shumë numri i hetuesve jo i prokurorëve. 46-47 hetues që bëjnë veprimet që kanë dhe volumin më të madh të punës. BKH-së i duhen 200 hetues për shkak të volumit të punës dhe ky shqetësim është ngritur dhe në KLP”, u shpreh ai.
Ndaj tha ai, është veprimi i këtyre hetueseve që ka bërë të ketë një kontrast të thellë të SPAK me institucionet e tjetër të drejtësisë së vend.
“Veprimet që këta hetues kryejnë janë shumë të ngarkuar sepse është puna e këtyre dhe patjetër e prokurorëve që ky Institucion bie në kontrast me institucionet e tjera gjyqësore në vend. Këtë e ka thënë dhe kryeministri që Prokuroria e zakonshme nuk ka një ccështje që mund të bjeri në sy”, tha Karamuço.
/rtsh.al/