Karaxhiç: Do të mbroj kauzën e shenjtë të kombit tim
Karaxhiç akuzohet për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së Bosnjes, duke shkaktuar vdekjen e 100 000 personave. Procesi i Radovan Karaxhiçit, i cili po mbrohet vetë, rifilloi dje pasi është shtyrë për katër muaj që nga fundi i tetorit të vitit 2009 pas bojktotit të të akuzuarit.
"Do të mbroj kombin tim dhe kauzën e tij që është e shenjtë. Nuk ka patur asnjëherë qëllim, ide dhe aq më pak plan për dëbimin e myslimanëve dhe kroatëve nga Republika e serbëve të Bosnjes", deklaroi Karaxhiç në fillim të deklaratës së tij të shkurtër, ku ai paraqiti në vija të përgjithshme mbrojtjen.
Radovan Karaxhiç, 64 vjeç, bojkotoi tri ditët e para të seancës, me arsyen se nuk kishte patur kohë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen.
Karaxhiç akuzohet se ka organizuar një spastrim etnik gjatë luftës së Bosnjes, që shkaktoi 100 000 të vdekur dhe 2,2 milionë të shpërngulur në periudhën 1992-1995. I arrestuar në korrik të vitit 2008 në Beograd, 13 vjet pas akuzës, ai deklarohet i pafajshëm ndërkohë që rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm.
Deklarata e tij fillestare pritet të vazhdojë edhe nesër me deponimin e dëshmitarit të parë të akuzës.
Ish-presidenti i Republikës së vetëshpallur të serbëve të Bosnjes, i cili kërkoi një shtyrje tjetër të procesit më 17 qershor, ka bërë të ditur se mund ta bojkotojë këtë seancë. Kërkesa e tij e parë për shtyrje është kundërshtuar nga TPI-ja, por Radovan Karaxhiç ka paraqitur ankesë për këtë.