E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli, gati plani për 10-vjeçarin e ardhshëm

Bashkimi Europian paraqet nesër projektin ekonomik për 10 vitet e ardhshme

Pas një dhjetëvjeçari të dështimit të përpjekjeve të BE-së për t’u shndërruar në ekonominë më efikase në botë, Brukseli është duke hartuar vizionin e tij të ri ekonomik bazuar në novacionet, shkollimin dhe teknologjitë dixhitale, të mërkurën, Komisioni Europian pritet që të aprovojë një ekonomi strategjike për 10-vjeçarin e ardhshëm, pra për BE 2010-2020. Në të thuhet se edhe dhjetëvjeçari i ardhshëm do të quhet një dhjetëvjeçar i humbur në rast se të 27 vendet anëtare të bllokut nuk do të heqin dorë nga ritmi i pakoordinuar i kryerjes së reformave. Dokumenti në fjalë është në favor të një rritjeje ekonomike pro ambientit, të madhe dhe gjithëpërfshirëse. Në të janë bërë shumë parashikime dhe janë parashtruar edhe rrugët e arritjes së synimeve dhe objektivave të ndryshëm, duke filluar me rritjen, shtimin e vendeve të punës shtimin e investimeve, novatorizimin, arritjen e objektivave për ruajtjen e ambientit dhe të natyrës, krijimin dhe përdorimin e burimeve të besueshme të energjisë e të tjerë. Në të janë parashikuar edhe një sërë masash që do të merren ndaj vendeve të ndryshme në rastin e mosrealizimit të objektivave të vënë në kohën dhe ritmin e caktuar. Një pikë sigurisht shumë delikate është edhe çështja e financave, pra burimeve financiare për Europën deri në vitin 2020. Në këtë pikë ka si gjithmonë mendime të ndryshme për sasinë dhe frekuencën e dhënies së parave nga vende të ndryshme. Vendet e pasura bien në kundërshti me vendet më pak të zhvilluara ekonomikisht. Por të cilave në njëfarë mënyre u është dhënë një konsensus. Megjithatë, vendimi përfundimtar në lidhje me strategjinë e re të BE-së do të merret nga liderët e 27 vendeve anëtare më 25 mars. Sipas Traktatit të Lisbonës, vendet anëtare të BE-së kanë shans që të debatojnë formalisht në lidhje me propozimin para takimit në këshillat e caktuar dhe më pas e ka fjalën komisioni për të vendosur.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›