Karaxhiç përballet me dëshmitarët në gjyq
Në Hagë ka rifilluar procesi gjyqësor ndaj ish udhëheqësit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiç i cili është përballur me dëshmitarë të palës paditëse për herë të parë.
Karaxhiç është nën akuzën për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit në Bosnjë-Hercegovinë në vitet 1990.
Dëshmitari i parë është Ahmet Zuliç, që ishte i burgosur në një kamp serb. Ai ka qenë dëshmitar edhe tre herë të tjera më parë duke përfshirë edhe procesin gjyqësor ndaj Slobodan Milosheviçit.
Dëshmia e Zuliç pritet të zgjasë rreth një orë dhe më pas atij do i drejtohen pyetje nga Karaxhiç.
Megjithëse Karaxhiç ka thënë se do të vetëmbrohet, Gjykata e Hagës për ish Jugosllavinë ka urdhëruar avokatin Richard Harvey të jetë i pranishëm në proces, nëse kjo gjë bëhet e nevojshme.