Greqia: Shkupi synon të keqpërdorë Këshillin e Evropës
Athina paralajmëron se Shkupi ka për qëllim të keqpërdorë pozicionin e tij si kryesues i ardhshëm me Këshillin e Evropës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Grigoris Delavekuras thekson se FYROM do të promovojë pozicionet e saj në bisedimet për emrin dhe do të tentojë që të anulojë pjesën e vendimit të KE-së, ku Maqedonia nënvizohet me referencën FYROM.
"Ne do të ndërmarrim të gjitha masat për të mos lejuar këtë. Por, me këto lëvizje, Qeveria e FYROM-it po e humbë besimin tek organizatat ndërkombëtare dhe po rëndon procesin e negociatave për emrin", ka theksuar Delavekuras.
Në prag të këtyre zhvillimeve, ministri alternativ i jashtëm grek, Dimitris Drucas ka zhvilluar dje një takim me ministrin e jashtëm bullgar, ku kanë biseduar edhe për zhvillimet rajonale dhe problemin e Maqedonisë.