E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanov: Greqia ta pranojë shtetin dhe kombin maqedonas

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov deklaroi sot se Greqia duhet të përballet me realitetin dhe të pranojë se ekziston shteti i Maqedonisë dhe kombi maqedonas.
"Këshilli i Evropës ka parime, sipas të cilave funksionon si organizatë ndërkombëtare. Ne si kryesuese do të bëjmë gjithçka që të kontribuojmë për reformat në Këshill, ndërsa ajo që ndonjë anëtare e saj konteston, kjo është e drejta e saj", tha Ivanovi pas hapjes së Lojërave të 13-ta studentore të Maqedonisë.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse me këtë Greqia qëndron hapur në qëndrimin që ta njohë identitetin e Maqedonisë, Ivanovi tha se ky është problem që i ngarkon marrëdhëniet dypalëshe tashmë dy dekada, duke theksuar se Athina përfundimisht duhet ta pranojë realitetin. Shefi i shtetit pret që ndërmjetësuesi Methju Nimiç deri në fund të muajit të caktojë raund të ri të bisedimeve për emrin.
"Presim që Nimiçi së shpejti ta njoftojë Jolevskin dhe Vasilakisinme atë që e ka përgatitur. Tani me të vërtetë është një moment i ndjeshëm dhe presim që të shohim çfarë do të ofrohet", deklaroi Ivanovi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›