Karaxhiç, sot në gjyq për krime lufte
Ish lideri i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç pritet të dalë për herë të parë në gjykimin e tij për krime të luftës. Karaxhiç e ka bojkotuar gjykimin në Hagës që kur nisi javën e kaluar, me arsyetimin se i duhej më shumë kohë për ta përgatitur mbrojtjen.
Karaxhiç përballet me 11 akuza, përfshirë atë për genocid ndaj 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë. Avokatët për ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, thanë se ai do të paraqitet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës të martën ndërsa shpresohet se paraqitja e tij do të qartësojë mënyrën se si do të procedohet në procesin gjyqësor ndaj tij. Ndërkohë në mungesë të Radovan Karaxhiçit, prokurorët kanë vijuar me paraqitjen e akuzës ndaj tij pasditen e së hënës.