E Diel, 1 Nëntor 2026

Server: Zgjidhje e kontekstit të emrit, përparësi e Maqedonisë

Drejtori i Institutit për Paqe në Uashington, Daniel Server ka theksuar se Greqia po tenton të përmirësojë marrëdhëniet me vendet fqinje, duke shpresuar që një gje e tillë të ndodhë edhe me Maqedoninë. Ai ka theksuar se tani për tani nuk mund të parashikojë se cila do të ishte zgjidhja për kontestin e emrit, por sipas tij nëse Maqedonia dëshiron të quhet ashtu siç është aktualisht, do të respektohet, pavarësisht se çfarë shkruan në dokumente" ndërsa shtoi se SHBA edhe më tej do të vazhdojë ta mbështesë këtë vend. Sipas tij, çështje thelbësore është që të arrihet kompromisi për emrin dhe të mundësohet anëtarësimi në NATO. Ai ka shtuar se kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu nuk vendos për ndryshimin e referencës FYROM, por për këtë vendosin qytetarët e Maqedonisë. Drejtori i Institutit për Paqe, Daniel Server ka theksuar se do të ishte e mrekullueshme ajo që deklaroi Papandreu se të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, dëshiron t'i shohë në BE, në rastin e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›