E Diel, 1 Nëntor 2026

Karburantet dhe mallrat industriale udhëhoqën tregtinë me pakicë

TIRANË, 18 mars/ATSH/ Tregtia me pakicë shënoi rritje të qëndrueshme në tremujorin e katërt të vitit 2025, e nxitur kryesisht nga kërkesa e lartë për pajisje, ushqime dhe karburante.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë u rrit me 6,2% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Rritja u mbështet kryesisht nga artikujt joushqimore, hidrokarburet dhe shpenzimet për ushqime dhe pije.

Pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve u rrit me 5,7%, ndërsa segmenti i hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara shënoi rritje më të lartë, 7,2%, duke reflektuar kërkesën e fortë për karburante.

Sipas analizës së INSTAT, artikujt joushqimore kontribuan me 2,5 pikë përqindje në rritjen totale, ushqimet, pijet dhe duhani me 1,8 pikë përqindje, ndërsa tregtia e hidrokarbureve shtoi 1,9 pikë përqindje, duke treguar se konsumi për pajisje, ushqime dhe karburante mbeti i fortë gjatë periudhës.

1 nga 2

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›