Karçanaj: Teknologjitë e avancuara në shërbim të qytetarëve dhe biznesit në çdo fushë

TIRANË, 30 maj /ATSH/ Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, u shpreh se, “Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin – ACTI, është kthyer tashmë jo vetëm në një platformë bashkëpunimi, por në një motor zhvillimi për sektorin TIK në Shqipëri”.
E pranishme në Samitin “Act Now 2025”, që u mbajt në Tiranë, Karçanaj tha se, ACTI është një platformë vizionare që promovon inovacionin real, bashkëpunimin ndërsektorial dhe ndikimin rajonal në fusha strategjike si:Inteligjenca Artificiale;Siguria Kibernetike; Teknologjitë Kuantike dhe Startup-et dhe Investimet.
Ajo tha se, rruga e një Shqipërie që prodhon zgjidhje, që eksporton teknologji që udhëheq inovacionin është ende plot sfida.
“Shqipëria evoluoj me shpejtësi në aplikimin e teknologjive të avancuara. Sot sfida më e madhe nuk është të përdorim teknologjinë, por ta krijojmë atë. Nuk është thjeshtë të jemi konsumatorë i zgjidhjeve të huaja, por të prodhojmë vlera kombëtare në TIK. Sfida jonë është të ndërtojmë sisteme që kanë teknologjinë më të fundit dhe falë ndërveprimit dhe inteligjencës artificiale mund të sjellim një ndryshim real në jetën e qytetarëve dhe bizneseve në të gjitha fushat në arsim; shëndetësi; infrastrukturë, bujqësi e kudo dhe për të kapërcyer këto sfida kemi nevojë për një ekosistem të përbashkuar”, deklaroi Karçanaj.
Ajo përshëndeti kompanitë pjesëmarrëse në këtë takim, duke i cilësuar ato mbështetëse në përparimin e bërë në këtë fushë, për të çuar përpara agjendën digjitale në Shqipëri.
“Këto komani janë të afta të konkurrojnë sot në tregun europian. Zhvillimi digjital sot në Shqipëri i atribuohet vizionit të kryeministri Edi Rama, ndërsa përdorimi i IA po ndihmon për të përshpejtuar integrimin në BE, për të përballuar sulmet kibernetike. Më shumë se 60% të tentativave reagojnë falë këtyre zgjidhjeve në mënyrë automatike”, vlerësoi në fjalën e saj Karçanaj, teksa tha se, “Shqipëria sot po kthehet në qendër të vëmendjes ndërkombëtare për teknologjinë dhe inovacionin, me pjesëmarrjen në këtë takim të emrave të gjigantëve të teknologjisë si Microsoft, IBM, Oracle, Check Point, dhe investitorë ndërkombëtarë.
/a.f/