Karçanaj në takimin në OKB: Forcim i kapaciteteve kibernetike

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Delegacioni shqiptar përfaqësues i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe drejtuesja e këtij institucioni, Linda Karçanaj morën pjesë në një takim në Kombet e Bashkuara me Grupin mbi Sigurinë në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (OEWG).
Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj konfirmoi qëndrimin se Shqipëria është angazhuar fuqishëm për forcimin e kapaciteteve kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturës dixhitale, duke ndjekur strategji të qarta, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
“Prioritetet e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike përfshijnë forcimin e kapacitetit njerëzor në sigurinë kibernetike dhe krijimin e një kulture të fortë të sigurisë kibernetike mes qytetarëve”, thuhet në një postim të AKSHI-t në rrjetet sociale.
Sipas AKSHI-it, në rankimin global kibernetik të ITU-së, Shqipëria është renditur e para ndër 113 shtete dhe për herë të dytë është shpallur kampione rajonale në Ballkan, në ushtrimet e simuluara për mbrojtjen kibernetike.
“Së bashku për një hapësirë kibernetike globale të sigurt, duke punuar në përputhje me qasjen e Kombeve të Bashkuara, e cila nxit bashkëpunimin global për një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme”, thuhet në njoftim. /j.p/
Nga takimi i delegacionit shqiptar të AKSHI-t me Grupin mbi Sigurinë në Teknologjinë e Informac... 1 nga 4