E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kardashian: Më nuk do të mbes shtatzënë

Kim Kardashian ndoshta e ka lindur një vajzë të shëndoshë këtë vikend por në episodet e fundit të serisë “Keeping Up With The Kardashians”, ajo shfaqi se shtatzënia e saj nuk ishte e lehtë.

Në episodin e fundit, shikuesit e panë Kimin duke qarë pasi kishte frikë se kishte apendiksin .

Dhimbjet ishin shumë të mëdha sa ajo tha se nuk do të mbetej shtatzënë më.

“Kam dhimbje të mëdha. Nuk mund të eci”, i thoshte Kimi nënës së saj Krisit.

“Nuk po kuptoj pse po më dhemb aq shumë. Po më vret”, ka thënë ajo pasi u kontrollua nga mjeku./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›