E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Sulmon” bosët e Hollivudit

Aktori i mirënjohur, John Cusack, i ka sulmuar bosët e Hollivudit për obsesionin e tyre pas super-heronjve.

Ylli i filmit thotë se shumë tregime të vlefshme janë injoruar nga bosët e filmave për shkak të trendit momental të adaptimit të librave komikë.

“Janë një varg tregimesh të bukura që më nuk e marrin vëmendjen e duhur të Hollivudit. Zakonisht ata duan të bëjnë një film për 5-6 milionë dollarë, ose duan të bëjnë film për 200 milionë dhe të bëhen dorështrënguar dhe të vënë pelerina dhe gjëra të tilla.

Por do të dëshiroja që edhe projekteve tjera të rëndësishme, t’u jepet më shumë vëmendje”, tha ky aktor.

Ai tha se do të mundohet t’i bind këta bosë që të veprojnë si duhet dhe t’i marrin parasysh edhe bërjen e filmave tjerë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›