Kardiokirurgjia në QSUT, Koçiu: Po punohet me ritme të shpejta për rikonstruksionin e plotë të godinës

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga kantieri i kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ministrja shprehet se po punohet me ritme të shpejta për të përfunduar rikonstruksioni i plotë i godinës, që sikurse sqaron Koçiu, do të përfshijë jo vetëm salla të dedikuara për kirurgjinë e zemrës, por dhe një repart te specializuar reanimacioni për shërbimet e kardiokirurgjisë.
“Mirëmëngjesi nga kantieri i kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po punohet me ritme të shpejta për të përfunduar rikonstruksioni i plotë i godinës që do të përfshijë krahas sallave të dedikuara për kirurgjinë e zemrës dhe një repart te specializuar reanimacioni dhe teknologjinë më të fundit për shërbimet e kardiokirurgjisë”, shkruan ministrja.
/rtsh.al/