E Diel, 1 Nëntor 2026

Karkalecët pushtojnë Kukësin, në rrezik kulturat bujqësore

karkalecetKukës- Qindra hektarë tokë në qytetin e Kukësit janë pushtuar nga karkalecët, ndërsa kjo ka vënë në rrezik të gjitha kulturat bujqësore.

Situata më alarmante shihet në zonën e Kënetës, ku fermerët kanë ngritur shqetësimin pasi prej dy javësh është vënë re një numër i madh karkalecësh. Ata kërkojnë marrjen e masave, pasi rreziku është akoma më i madh sepse pas pushimit të rreshjeve të shiut ky lloj insekti rrezikon të shpërndahet në të gjitha tokat bujqësore.

Kulturat më të rrezikuara janë jonxha, misri dhe fasulja, ndërsa sipas fermerëve në rrezik janë edhe gruri dhe produkte të tjera. Ata i bëjnë thirrje autoriteteve të marrin masa, pasi largimi i karkalecit bëhet vetëm duke përdorur preparatet të ndryshme kimike.

Një situatë e ngjashme ndodhi para disa vitesh në zonën e Hasit, ku 170 hektarë u preken nga karkaleci, dhe u desh ndërhyrja e Ministrisë së Bujqësisë për dezinfektimin e zonës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›