E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre ligjet, Topalli: Seancë të jashtëzakonshme të enjten ora 10:00

kuvendiTiranë- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka miratuar sot kërkesën e bërë dje nga kryeministri Sali Berisha për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend për votimin e tre ligjeve të integrimit.

Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat, Topalli shprehet se seanca do të mbahet diotën e enjte në orën 10:00.

Berishë në shkresën e tij kërkonte mbajtjen e një seance për votimine tre ligjeve dhe të amnistisë fiskale, duke pranuar që ato të hynë në fuqi mnë shtator sicc kërkon opozita.

Sipas zytrës së shtypit të kryeministrisë, shefi i ekzekutivit ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese duke i kërkuar, me anë të një shkrese, Kuvendit të Shqipërisë të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme më 30 maj 2013.

Me këtë kërkesë, Kryeministri Berisha kërkon t’i japë opozitës edhe një mundësi tjetër para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, që t’i bashkohet vullnetit të palëkundur të mazhorancës qeverisëse për miratimin e tyre dhe zhbllokimin e rrugës së integrimit europian të vendit,- thuhet në deklaratën e Kryeministrisë.

“Kërkesën e mësipërme si kryeministër i Republikës së Shqipërisë e paraqes jo vetëm si shenjë të vullnetit tim të pa lëkundur e të vazhdueshëm për ti shërbyer vendit në plotësimin e kushteve për marrjen e statusit kandidat për në Bshkimin Evropian. Por edhe duke besuar se më në fund, pas bllokimit të statusit të vendit kandidat nga opozita në Kuvendin e Shqipërisë, duke mos dhënë konsensusin për propozimet që ndodhen prej kohësh për shqyrtimin në Kuvend ajo do të marrë përgjegjësinë që i takon, duke hequr bllokimin e statusit të vendit kandidat, ndonëse e lanë Shqipërinë pa këtë status pë rmë shumë s enjë vit,- shprehet kryeministri në shkresën drejtuar Kuvendit.

Para pak ditësh kreu I LSI-së, Ilir Meta, u ka bërë thirrje dy forcave kryesore në vend për të votuar tre ligjet e integrimit. Dakortësia si duket është gjetur si nga kryesocialisti Edi Rama ashtu edhe nga kryeministri Sali Berisha, dhe tani pritet votimi i ligjeve në Kuvend.

Shkresa e kryeministrit drejtuar kryeparlamentares

Shkresa e kryeministrit drejtuar kryeparlamentares ◄ Back Next ► Picture 1 of 3

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›