Berisha: 8 mandate në Shkodër. Rama shëtit me autobusin e ligësive
Shkodër- Kryeminsitri Sali Berishë është ndalur sot në qytetin e Shkodrës ku ka bërë çeljen e fushatës elektorale në këtë qark, ndërsa ka prezantuar edhe kandidatët e Partisë Demokratike.
Duke folur para simpatizantëve ai tha se pas 23 qershorit do të bëjë çështe mundur për të hequr vizatë me SHBA-të, ndërsa u shpreh se prioritet vijon të mbetet punësimi i qytetarëve.
Ai sot ka sulmuar ashpër kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, duke thënë se në autobusin e PS-së lëviz ligësia ndaj qytetarëve.
Në autobusin tënd me xham të zi, me ty janë dekretet mizore të babait tënd që varte qytetarë vetëm pak vite më parë. Me ty janë aktet barbare të dosjeve mbi shqiptarët. Në autobusin tënd janë aktet çnjerëzore të rrënimit të institucioneve kulturore- fetare të kombit. Në autobusin tënd, bunkerin tënd, shëtit ligësia ndaj çdo qytetari shqiptar, ligësia ndaj çdo fëmije, të riu, gruaje, burri që ti duke përdorë pushtetin e tyre ju bllokove statusin.- tha Berisha.
Nuk të vjen mirë kur unë të përmend aktet mizore të etërve të tu. U thua qytetarëve, se NATO-ja është natë, je i sëmurë psiqik, apo i biri i të atit. Kur ti u thua sot 40 mijë mësuesve se janë injorante, je i sëmurë psiqik, apo i biri i të atit që urren njerëzit e lirë. Nga Shkodra të pyes kur ti, nga bunkeri yt ke zemër ti quash nxënësit dele që hynë në klasë, je i sëmurë apo i biri të atit,- vijoi ai.
Kryeministri u ka bërë thirrje shkodranëve se të gjithë demokratët presin prej tyre mandatin e tetë të deputetit. Ai tha se vizioni i demokratëve është integrimi dhe perëndimi.
Mandati i tete duhet të jetë vepra juaj. Shqiptari dhe gjithë Shkodra pret nga ju, burrat gratë dhe vajzat kudo që ndodhen, tetë mandate, për të ardhemn tuaj, për të ardhmen e Shqipërisë. Ndaj dhe le të shkojmë drejt 23 qershorit me vendimin tonë solemn për të bërë fushatën më qytetare. Për të të fituar votën e të gjithë atyre që i besojnë shpirtit tonë perëndimor. I besojnë dinjitetit tonë si njerëz të lirë. I besojnë Shkodrës dhe Shqiprisë. Përpara për punësim, përpara për një jetë më të mirë, përpara për integrimin e Shqipërisë në Evropë,- tha ai.