Karla Bruni puthetgjatë xhirimeveSarkozi xheloz
PARIS- Presidenti Francez Nikolas Sarkozi nuk ka arritur të përmbaje xhelozinë një ditë më parë gjatë xhirimit të një skene puthjeje që e shoqja Karla Bruni ka pasur me aktorin amerikan Ouen Uillson. Top modelja italiane është ftuar nga regjisori i madh Amerikan Udi Allen të jetë personazh kryesor në filmin e tij të fundit, “Mesnatë në Paris”.
Sipas revistës Franceze VSD, Sarkozi ka vendosur ti bëjë një vizitë surprizë të shoqes teksa ndodhej në sheshin e xhirimit, por me sa duket nuk e ka pritur mirë faktin që bashkëshortja e tij Bruni të ishte në shoqërinë e një aktori simpatik si amerikani Ouen Uillson. Në foton e marre nga revista Franceze VSD, Sarkozi shfaqet i irritur ndersa ish top modelja Bruni perpiqet ta qetesoje ate.
(m.a/News24/BalkanWeb)