Kyprianou-Metës:Qipro politikë konstruktivendaj Kosovës
TIRANë- "Qipro do të ketë një politikë konstruktive ndaj çështjes së Kosovës", deklaroi sot ministri i Jashtëm i Qipros, Markos Kyprianou, i cili priti në një takim zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Meta i cili ndodhte për një vizitë zyrtare në Qipro.
Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se gjatë këtij takimi, dy zyrtarët e lartë diskutuan për situatën dhe zhvillimet e fundit në rajon, veçanërisht për realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së opinionit të GJND-së mbi pavarësinë e Kosovës.
Lidhur me statusin e Kosovës, palët ndanë mendime të kundërta, por shprehën të njëjtin qëndrim se e ardhmja e Kosovës është europiane dhe integrimi i saj dhe gjithë rajonit në BE, është një prioritet i pazëvendësueshëm.
Në këtë kontekst, ministri Kyprianou garantoi se vendi i tij do të ketë një politikë konstruktive ndaj kësaj çështje. Ndërsa për çështjen e ecurisë së integrimit europian të Shqipërisë, ministri i Jashtëm qipriot rikonfirmoi mbështetjen aktive të vendit të tij dhe shprehu vullnetin për t’i ofruar palës sonë asistencë teknike në procesin e negociatave me BE-në.
Në këtë kuadër, Meta e Kyprianou ranë dakord për nënshkrimin e një protokolli të veçantë, me synim institucionalizimin e bashkëpunimit diplomatik, realizimin periodik të konsultimeve politike mes dy ministrive të Jashtme. Gjithashtu ata e vunë theksin edhe në nxitjen e bashkëpunimit të deritanishëm në fushën e turizmit, bujqësisë, kulturës, arsimit, dhe në mënyrë të veçantë në fushën e shëndetësisë, sidomos në drejtim të asistencës për talaseminë etj.
Për këtë qëllim, ministri Kyprianou shprehu gatishmërinë për të venë në dispozicion mbi 100 bursa në vit për studentët shqiptarë, një pjesë e të cilave do të jenë në degën e administrim hotelerisë. Në takim u shpreh dëshira e përbashkët për zgjerimin e veprimtarisë së biznesit, rritjen e investimeve, krijimin e një klime më të favorshme për shkëmbimet ekonomiko-tregtare, nëpërmjet plotësimit të kuadrit ligjor midis dy vendeve tona, sikurse është nënshkrimi i marrëveshjes për shmangien e taksimit të dyfishtë.
Ndërsa në lidhje me çështjen e Qipros, ministri Meta theksoi se Shqipëria ndjek një politikë të jashtme paqësore dhe se mbështet një zgjidhje të drejtë, në përmbushje të rezolutave të OKB-së dhe angazhimit të BE-së. "Kjo zgjidhje, duhet t'u shërbejë të gjithë qytetarëve të Qipros dhe për këtë arsye iniciativat e Presidentit dhe politikes qipriote për një zgjidhje të shpejtë, të qëndrueshme dhe në funksion të së ardhmes, kanë mbështetjen e Shqipërisë", tha shefi i diplomacisë shqiptare.
Në përfundim të bisedimeve, zv/kryeministri Meta dhe ministri Kyprianou nënshkruan marrëveshjen midis dy vendeve për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve.
(m.a/ata/BalkanWeb)